Disa paisje mjekësore u dhuruan Poliklinikës Divjakë nga populli Rumun nëpërmjet Agjensisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim. Kryetari i Bashkisë Divjakë z. Fredi Kokoneshi i Shoqëruar nga z. Taulant Balla, Drejtoresha e NJVKSH dhe stafi i Poliklinikës Divjakë pritën Ambasadorin e Rumanisë në Shqipëri z. Octavian Serban. Pasi u vizituan ambjentet e poliklinikës, stafi i saj mori në dorëzim edhe paisjet mjekësore pikërisht një defibrillator dhe një elektrokardiogramë.
Në 109-Vjetorin e Festës së Policisë, Kryetari i Bashkisë z. Fredi Kokoneshi mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Komisariati i Policisë Divjakë. Në fjalën e tij z.Kokoneshi vuri theksin në sakrificën e punonjësve të policisë që prej krijimit të saj për zbatimin e ligjshmërisë dhe ruajtjen e rendit publik si elementi kryesor për qytetarë të sigurtë dhe të mbrojtur.
13
Falë mbështetjes së Qeverisë Shqiptare nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit vazhdon urbanizimi i fshatrave në Bashkinë Divjakë. Ka filluar puna për të bërë unazën veriore në Çermë të Sipërme, Njësia Administrative Tërbuf. Banorët e kanë mirëpritur këtë investim dhe janë treguar bashkëpunues duke spostuar muret rrethues aty ku eshte e nevojshme për ti hapur rrugën këtij projekti kaq të rëndësishëm për ta. Ky segment rrugor do të përfundojë me asfaltimin e tij pas të gjitha stadeve të tjera që i paraprijnë pikërisht proçesit të asfaltimit. Do të bëhet edhe kullimi i ujit me kanal anësor të betonizuar si dhe do të spostohen shtyllat elektrike të cilat gjenden në trajektoren e projektit. Nën kujdesin e specialistëve të bashkisë, administratorit të njësisë dhe kryetarit të fshatit punimet do të ndiqen hap pas hapi për të përfunduar sa më parë këtë investim të rëndësishëm që do të ndikojë në përmirësimin e jetesës së këtyre banorëve.