Shteti – Shqipëria
Prefiksi telefonik – +355 (0) 371
Popullsia – 7 282 banorë
Zona kohore –  ZKEQ (UTC+1), Në verë OVEQ (UTC+2)

Mjedisi Natyror

100ha

Kodër

1800ha

Fushë

1275ha

Pyll

595ha

Sipërfaqja ujore

Kordinatat

Kordinatat gjeografike te Divjakes jane: gjatesia 3 km dhe gjeresia 1 km. Lartesia mbi nivelin e detit varion nga 3m deri ne 5m. Largesia nga rruga lokale deri ne rrugen nazionale është rreth 16 km.

Pasuri natyrore

Divjaka shtrihet ne brendësi te një fushe. Ne territorin e saj ka pasuri nëntokësore siç është gazi natyror. Këto pasuri janë shfrytëzuar nga njerëzit qe prej 30 vjetësh

Bujqësia (99%)
Turizmi (95%)

Histori

  • Prejardhja e Emrit
  • Arkeologjia
  • Lashtësia
  • Si dhe nga e ka marre kete emer nuk kemi shume informacione, por per sa dime dhe na kane lene te shkruar te paret tane ka disa teori. Rrap Mertiri mesues pensionist, i cili para clirimit ka qene mesues ne Divjak, ka degjuar prej mesuesit te mirenjohur Jani Minga se emri Divjake vjen nga fjala Divija dy vija. Ne te vertete qyteti kufizohet nga dy vija uji, grykëderdhja e Shkumbinit ne veri, dhe delta e Semanit në jug.

    Ndersa nje informacion tjeter na e jep Profesor Kol Nika ne Librin e tij Divjaka një fshatë i lashte i cili thotë se e ka marre emrin nga rrenja e fjales Div ne gjuhen shqipe Dif-Diva, përdoret për kafshët mbinatyrore dhe ne mënyrën figurative për njerëz me force vigane, te fuqishem e shtatemedhenj.

    Emri Divjake permendet per here te pare ne dokumentat turke ne vitet 1441-1443-1445. Keto dokumente kane qene ne muzeun e qytetit. Nje tjeter dokument qe tregon per prejardhjen e emrit Divjake është dhe botimi ne nje reviste i Profesor Luk Karafilit nga Shkodra me pseudonimin Bardhyli ne artikullin e tij Kravastaja e Divjaka shkruan: Qyteti Divjake mori emrin perrallor te divave te perralles se moeme qe i pershtatet princeshes Marika Matranga dhe tregon tretjen e kesaj familje me ate te princave Muzakaj te Beratit. Autori e mbështët kete ne nje perralle te degjuar ne Lushnje nga disa te moshuar.

    Gjithashtu ne kohen e Turqise dhe deri vone para clirimit, krahina ku bente pjese Divjaka quhej Karatoprak (nga turqishtja -dhe i zi-), kjo krahine perfshinte katundet ndermjet Terbufit e gjolit te Karavastase deri ne Libofshe, por vendasit nuk e quanin veten Karatoprakas por Divjakas.

    Me sa dihet pra deri me sot fjala Divjake nuk rrjedh nga ndonje emer fisi,llagapi(mbiemer), apo toponomi te mepareshme dhe nuk duhet te kete dale nga vendasit por nga njerez te tjeter qe kane shkelur e pare kete vende dhe banoret e ketij vendiPozita Pozita Gjografike.

  • Nga zbulimet arkeologjike interes te vecante paraqet fytyra e nje femre ne reliev, Erinia, perendesha e hakmarrjes e skalitur ne nje bllok te vogel guri gelqeror. Kjo veper është gjetur ne murin e jashtem te Kishes se Divjakes. Deri vone ka qene e kspozuar ne muzeun e qytetit. Floket e saj ishin te trajtuar si gjysem gjarperinj e floke me nje goje te hapur qe tregonte tmerrin.

    Ne nje bllok tjeter guri gelqeror po ne murin e kishes paraqitet ne reliev portreti i Perandorit ilir, Kostantini i Madh (306-332) i veshur me kemishe popullore ilire. Nga keto fakte mund te themi me siguri se Divjaka dhe zona e saj kane qene banuar para dyndjes se sllaveve dhe para epokes sone. Pervec gjetjeve te shumta arkeologjike, sipas dokumentave turke te viteve 1441-1450 del se Divjaka ka qene prone e nje te quajturi Dhimiter Prespa. Me pas kaloi ne pronesin e nje fare Zakonas Beu, i cili e permendet ne histori per mardhenie me Gjergj Kastriotin-Skenderbeun.

    Nga viti 1450 i shekullit XV qyteti mbeti ne duart e nje te quajturi Zurgo,me vone pas vitit 1450 u be prone e nenes se Sulltanit. Ne kete kohe populli u detyrua te paguante shume taksa si, vergjije, xhelepi gjithashtu per aresye se ata ishin te krishtere ata duhet te paguanin dhe takse nizamie, dhe te punonte argat tek tok e turkut. Ne afersi te Divjakes meperpara ka pas egzistuar nje fshate i quajtur Kular. Ky fshat e ka marr emrin nga disa relieve ne forme kularesh qe ishin formuar nga rrjedha e lumit Shkumbin.

    Per aresye te permbytjeve te shumta nga lumi banoret u detyruan te shpernguleshin nga fshati dhe te shkonin ne Divjake ku jetuan dhe jetojne akoma disa fise si Tashi, Janko etj.

  • Mendohet se kodrat e Divjakes deri ne afersi te Terbufit kane qene te banuara qysh ne kohet e lashta. Kjo vertetohet edhe nga shume objekte arkeologjike te gjetura ne keto kodra, si nga varret e shumta qe gjenden neper keto vende.

Info të tjera

  • Parqe dhe Liqene
  • Institucione
  • Guida e Qytetit
  • Parku Kombëtar “Divjakë-Karavasta”

    Ka një sipërfaqe prej 1250 ha dhe ndodhet 5 km larg qytetit të Divjakës dhe 40 km larg qytetit të Lushnjes. Ky park është njëkohësisht edhe pjesë e kompleksit Laguna e Karavastasë ndodhet nën mbrojtjen e Konventës Ndërkombëtare të Ramsarit, që nga viti 1994. Ky park përbën një nga ekosistemet më të rëndësishme të gjithë vendit. Kjo sidomos për faunën e pasur ku përfaqësuesi më tipik është pelikani kaçurrel, i cili zë rreth 6,4 % të popullatës botërore. Këtu ndodhet pika perendimore e folezimit te ketij shpendi në Evropë.

  • Direktori në ndërtim

  • Direktori në ndërtim