Kryetari i Bashkisë Divjakë z. Fredi Kokoneshi ka inspektuar nga afër punimet që po kryhen për pastrimin dhe rehabilitimin e dellit si dhe ndërtimin e trotuarit nga qendra deri tek kisha në Goriçaj, Njësia Administrative Gradishtë. Bashkia Divjakë po kryen një pjesë të mirë të punimeve me punonjësit e saj në mënyrë që të ardhurat e bashkisë të përkthehen në sa më shumë investime në shërbim të komunitetit.