Ditët e aktivizimit kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.

Në kuadër të fushatës sensibilizuese “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore” janë organizuar takime të ndryshme në shkolla dhe me komunitetet.

Në këto takime të drejtuara nga koordinatorja kundër dhunës në familje për Bashkinë Divjakë mori pjesë edhe koordinatorja e barazisë gjinore për Komunitetin Rom dhe Egjiptian përfaqësuese e shoqatës Amarodrom pikërisht për këto komunitete Znj.Anjeza Kolami, së bashku me përfaqësues nga Shërbimi Social i bashkisë, Policia e Shtetit si dhe NJVKSH Lushnje

Në këtë aktivitet informues/ndërgjegjësues kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore që u zhvillua me Komunitetin Rom dhe Egjiptian si dhe në shkollën e mesme “Miti Zoi Zaka” u diskutua pikërisht për fenomenin e dhunës ,format e dhunës,rëndësinë e raportimit dhe institucionet ku mund të raportojnë dhunën.

Ky aktivitet, organizohet nga Bashkia Divjakë me mbështetjen e UNDP Shqipëri në bashkëpunim më Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si pjesë e Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “T’i japim fund dhunës ndaj grave në Shqipëri”, financuar nga .

Mbledhja e radhës së “KOMITETIT DREJTUES TË MEKANIZMIT TË KOORDINUAR TË REFERIMIT (MKR) DIVJAKË”

Bashkia Divjakë zhvilloi mbledhjen e radhës të “KOMITETIT DREJTUES TË MEKANIZMIT TË KOORDINUAR TË REFERIMIT (MKR) DIVJAKË” për rastet e dhunës në familje.
Të pranishëm ishin institucionet përgjegjëse si: Bashkia, Këshilli i Qarkut,Policia,Shërbimi Social Shtetëror,Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor, Mjeku Ligjor,Zyra Vendore Arsimore Parauniversitare,etj si dhe ekspertja e UNDP. Anëtarët e Komitetit Drejtues shqyrtuan arritjet dhe sfidat e punës së përbashkët dhe rinënshkruan marrveshjen e bashkëpunimit për vijimin e punës së MKR Divjakë bazuar në ndryshimet sipas VKM-327/2021.
Ky aktivitet, organizohet nga Bashkia Divjakë me mbështetjen e UNDP Shqipëri në bashkëpunim më Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si pjesë e Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “T’i japim fund dhunës ndaj grave në Shqipëri”, financuar nga Qeveria e Suedisë.

 

AlbaniaUSA