MBESHTESIM PRODHIMIN E GRURIT NE VEND!

Vazhdojnë Aplikimet në Bashkine Divjakë për të gjithë fermerët shqiptarë që kultivojnë grurin në tokat e tyre, për mbështetjen financiare nga qeveria me 30.000 lekë të reja (përveç naftës FALAS) për çdo hektar të mbjellë
– Aplikimet mund te kryhen në çdo Njësi Administrative të Bashkisë Divjakë por edhe tek ish Zyra e Adises prane Shtepise se Kultures Divjake ne katin e pare.
– Kriteret për të aplikuar ne portalin qeveritar e-Albania :
1- Fermer Individual,SHBB,Person Fizik ose Juridik
2- Aplikanti duhet te ketë NIPT aktive
Aplikimet ‍përmes e-albania, janë hapur prej datës 1️⃣deri në 2️⃣3️⃣Shtator.
Aplikantët mund të asistohen nëpërmjet numrit jeshil 08008383, nga specialistët e Agropika-ve dhe Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në territor‍‍

#ShkollaVerore2022🇪🇺

📌Dita e pestë e Axhendes dhe e fundit u organizua ne #Divjakë, në Parkun Divjake – Karavasta.🌲🎄🌳
Të pranishëm në këtë ditë përmbyllëse ishin kryetarët
Z-Fredi Kokoneshi
Znj Eriselda Sefa
Gjithashtu drejtoresha e ZVA Lushnje znj-Arjana Shani.
Autoritetet drejtuese patën mundësi të zhvillonin një bashkëbisedim të këndshëm dhe produktiv me të rinjtë rreth projekteve që po aplikohen në Bashkitë e tyre me prioritet Rininë,qasjen e të rinjve në Programe Vullnetare Pse jo dhe në Organizata Rinore për tu Integruar dhe Përfshirë në proçese vendimarrëse.✔️
📢Ky aktivitet u zhvillua me mbështetje të projektit Bashkitë për në Evropë🇪🇺
🥇Në fund ndamë për të rinjtë pjesmarrës në Shkollën Verore 2022, certifikata, me bindjen se kjo eksperience e bukur do jetë e tillë për të rinj të tjerë edhe verën e ardhshme!