Dita e parë e shkollës në ambjentet e reja.

23 PhotosUpdated 2 days ago

Dita e parë e shkollës është shoqëruar me buqeta lulesh,buzëqeshje fëmijësh,emocione prindërish dhe mësuesish. Bashkëpunimi i Pushtetit Vendor dhe Pushtetit Qëndror ka bërë që entuziazmi dhe emocionet e nxënësve në 2 shkollat e rikonstruktuara të Bashkisë Divjakë të jetë pak më i madh se bashkëmoshatarët e shkollave të tjera. Me këtë rast zv.Kryeministri i Shqipërisë z.Erjon Braçe jo vetëm si përfaqësues i Pushtetit Qëndror por edhe si njeriu që ka mbështetur fort këtë komunitet në problemet,shqetësimet e çdo individi apo kategorie së bashku me Kryetarin e Bashkisë z.Fredi Kokoneshi dhe Drejtorin e Zyrës Arsimore Divjakë z.Llazar Stasa kanë vizituar 2 shkollat e rikonstruktuara.

Përfundon rikonstruksioni i 2 shkollave në Bashkinë Divjakë.

Viti i ri shkollor gjen Bashkinë Divjakë me 2 shkolla të tjera të rikonstruktuara totalisht dhe me standarte bashkëkohore. Janë drejt përfundimit të gjitha punimet e rikonstruksionit dhe falë mbështetjes së Qeverisë Shqiptare fëmijët e komunitetit në fshatit Kryekuq në Njësinë Administrative Remas dhe Shënepremte në Njësinë Tërbuf si shumë bashkëmoshatrët e tyre në të gjithë bashkinë do të arsimohen me dinjitet dhe me të gjitha kushtet e duhura.

Vazhdojnë investimet për urbanizimin e fshatrave.

Zotimi i kryetarit të Bashkisë Divjakë Z. Fredi Kokoneshi për urbanizimin e të gjithë fshatrave të bashkisë konkretizohet cdo ditë me investime të vazhdueshme. Vazhdon asfaltimi i fshatrave dhe konkretisht këto ditë është asfaltuar në Gur, Njësia Administartive Remas si dhe Çermë e Sipërme Njësia Administrative Tërbuf. Do të vazhdojë puna në ditët në vazhdim edhe me fshatrat e tjerë të bashkisë.

Tashmë sportelet e shërbimit të “ADISA” pranë qytetarëve edhe në Bashkinë Divjakë.

Në ambjentet e Qendrës së Kulturës ku janë instaluar sportelet e shërbimit të “ADISA” Angjensisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, agjensi kjo në varësi të Kryeministrisë, është bërë inaugurimi dhe ka filluar shërbimi për qytetarët. Në inaugurim morën pjesë aktorët kryesorë të këtij projekti, përfaqësues nga drejtoritë dhe sektorët që do të ofrojnë shërbimin e tyre në këto zyra si dhe shumë qytetarë të cilët kanë filluar të marin shërbimin pikërisht pranë këtyre sporteleve. Në fjalën e tyre Kryetari i Bashkisë z.Fredi Kokoneshi,Drejtori Ekzekutiv i ADISA z.Lorin Ymeri si dhe Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP në Shqipëri ,znj. Limya Eltayeb krahas rëndësisë së këtij projekti të Qeverisë Shqiptare vunë theksin në bashkëpunimin e cdo qytetari për të garantuar ofrimin e një shërbimi sa më cilësor dhe në krijimin e një standarti bashkëkohor që do të ndryshojë një herë e përgjithmonë konceptin e marrjes dhe ofrimit të shërbimeve që ofron Institucioni i Bashkisë. Më tej u vizituan ambjentet dhe infrastruktura e instaluar në këto sportele gjithashtu specialistët e projektit STAR2 shpjeguan të pranishmëve funksionimin dhe ndërlidhjen ndërmjet soprteleve dhe shërbimeve të ndryshme. Ishte e pranishme në këtë inaugurim edhe Kryetarja e Bashkisë Rroskovec znj. Majlinda Bufi.