BASHKIA DIVJAKË MBLEDH SË BASHKU KUNDËR DHUNËS NË FAMILJE 14 INSTITUCIONE SHTETËRORE DHE 1 ORGANIZATË TË SHOQËRISË CIVILE! Bashkia Divjakë organizoi mbledhjen e parë të Komitetit Drejtues të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit (MKR) të rasteve të dhunës në familje, në përputhje me detyrimin ligjor pë ngritjen e këtij mekanizmi. 14 institucione shtetërore dhe 1 OJF u mblodhën së bashku dhe nënshkruan, për herë të parë, Marëveshjen e Bashkëpunimit për formalizimin e këtij Mekanizmi, si një nevojë për trajtimin me efektivitet dhe përgjegjshmëri të të gjitha rasteve të dhunës në familje. Nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit është pjesë e aktiviteteve të planifikuara nga Bashkia në kuadër të fushatës së 16 Ditëve të Aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje. Mbledhja e Komitetit Drejtues u organizua në kujdesin e Kryetarit të Bashkisë Divjakë, z. Fredi Kokoneshi dhe u mbështet nga UNDP Shqipëri, në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara, “Për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave”, financuar nga Qeveria e Suedisë dhe që po zbatohet nga UNDP, UN Women dhe UNFPA, në bashkëpunim me Qeverinë e Shqipërisë.

AlbaniaUSA