109-Vjetorin i Festës së Policisë

Në 109-Vjetorin e Festës së Policisë, Kryetari i Bashkisë z. Fredi Kokoneshi mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Komisariati i Policisë Divjakë. Në fjalën e tij z.Kokoneshi vuri theksin në sakrificën e punonjësve të policisë që prej krijimit të saj për zbatimin e ligjshmërisë dhe ruajtjen e rendit publik si elementi kryesor për qytetarë të sigurtë dhe të mbrojtur. 13

Urbanizimi i fshatrave në Bashkinë Divjakë.

Falë mbështetjes së Qeverisë Shqiptare nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit vazhdon urbanizimi i fshatrave në Bashkinë Divjakë. Ka filluar puna për të bërë unazën veriore në Çermë të Sipërme, Njësia Administrative Tërbuf. Banorët e kanë mirëpritur këtë investim dhe janë treguar bashkëpunues duke spostuar muret rrethues aty ku eshte e nevojshme për ti hapur rrugën këtij projekti kaq të rëndësishëm për ta. Ky segment rrugor do të përfundojë me asfaltimin e tij pas të gjitha stadeve të tjera që i paraprijnë pikërisht proçesit të asfaltimit. Do të bëhet edhe kullimi i ujit me kanal anësor të betonizuar si dhe do të spostohen shtyllat elektrike të cilat gjenden në trajektoren e projektit. Nën kujdesin e specialistëve të bashkisë, administratorit të njësisë dhe kryetarit të fshatit punimet do të ndiqen hap pas hapi për të përfunduar sa më parë këtë investim të rëndësishëm që do të ndikojë në përmirësimin e jetesës së këtyre banorëve.

Ditët e aktivizimit kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.

Në kuadër të fushatës sensibilizuese “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore” janë organizuar takime të ndryshme në shkolla dhe me komunitetet.

Në këto takime të drejtuara nga koordinatorja kundër dhunës në familje për Bashkinë Divjakë mori pjesë edhe koordinatorja e barazisë gjinore për Komunitetin Rom dhe Egjiptian përfaqësuese e shoqatës Amarodrom pikërisht për këto komunitete Znj.Anjeza Kolami, së bashku me përfaqësues nga Shërbimi Social i bashkisë, Policia e Shtetit si dhe NJVKSH Lushnje

Në këtë aktivitet informues/ndërgjegjësues kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore që u zhvillua me Komunitetin Rom dhe Egjiptian si dhe në shkollën e mesme “Miti Zoi Zaka” u diskutua pikërisht për fenomenin e dhunës ,format e dhunës,rëndësinë e raportimit dhe institucionet ku mund të raportojnë dhunën.

Ky aktivitet, organizohet nga Bashkia Divjakë me mbështetjen e UNDP Shqipëri në bashkëpunim më Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si pjesë e Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “T’i japim fund dhunës ndaj grave në Shqipëri”, financuar nga .