Qytetarë të shumtë mbushën parkun sot në festën e madhe të Çeljes së Sezonit Turistik 2022. Morën pjesë në këtë eveniment Drejtues Politik dhe Kryetarë të Bashkive të Qarkut Fier si dhe zv.Ministre e Turizmit znj.Vilma Bello dhe Ministre e Sipërmarrjes znj.Edona Bilali. Këngëtarët, artistët e grupet e kërcimit nën drejtimin e Elite Dance Festival si dhe grupet e shkollave të Bashkisë Divjakë ndezën skenën dhe dhuruan emocione me talentet e tyre. Panairi i kulinarisë me prodhimet e gatimet e nxënësve të shkollave dhe lokaleve të zonës nën hijen e pishave të parkut i serviri të pranishmëve shije nga më të ndryshmët.






























