Periudha e ujitjes kërkon mirëmbajtjen dhe pastrimin e kanaleve për të mundësuar kalimin e ujit deri në parcelat e fermerëve

 Punonjësit dhe mjetet e bashkisë janë angazhuar në pastrimin e segmenteve të kanaleve të cilët janë bllokuar me kalimin e kohës nga dheu apo në disa vende edhe nga hedhja e mbeturinave nga persona të papërgjegjshëm. Pikërisht në fshatin Zharrnec është pastruar kanalin vaditës kryesor V2 dhe tashmë uji do të kalojë pa probleme dhe do të bëjë të mundur ujitjen e pjesës së poshtme të fshatit.

Të nderuar qytetarë! Nga data 2 Qershor Bashkia Divjake ka nisur dezinsektimin e “Qytetit, Plazhi si dhe te Strugave të Parkut si dhe të kanaleve” , të cilat janë vatrat kryesore të shtimit të MUSHKONJAVE !!

Në kuadër të çeljes së sezinit turistik pak ditë më parë Bashkia Divjake për te pasur një sezon turistik te sukseshëm si dhe për ti ardhur në ndihmë qytetarëve te sajë ka ndërmarr masa për DEZINSEKTIMIN e territorit të saj me preparate biologjikë të cilët nuk kanë efekte në “Florën dhe Faunën” e parkut. Agjentët biologjikë të cilët po përdoren (Bacillus thuringiensis israelnsis) (Bti) mikrogranula te tretëshme në ujë, agjenti biologjik bti + bs ( Bacillus thuringiensis israelnsis) shtami AM 65-52 i kombinuar me bacillus sphaericus, shtami ABTS 1743 të cilët janë te çertifikuar nga “Insituti i Shendetit Publike” ku dhe është bërë koordinimi i zonave si dhe monitorimi dhe studimi i vatrave kryesore te shtimit të larvave mushkonjave. Zonat në të cilat është ndërhyrë gjatë këtyre 2 (dy) ditëve të para kanë qënë lokalet e zonës së plazhit, strugat kryesore prane pasareles (ura me dërrasa) hyerja kryesore ne qytet (kanali pranë “Poliklinikës Divjakë”) dhe qendra e qytetit, zona e Pallateve. Dezinsektimi do të vazhdojë përgjatë të gjithë sezonit të Verës cdo muaj(6 muaj).