Urbanizimi i fshatrave në Bashkinë Divjakë.

Falë mbështetjes së Qeverisë Shqiptare nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit vazhdon urbanizimi i fshatrave në Bashkinë Divjakë. Ka filluar puna për të bërë unazën veriore në Çermë të Sipërme, Njësia Administrative Tërbuf. Banorët e kanë mirëpritur këtë investim dhe janë treguar bashkëpunues duke spostuar muret rrethues aty ku eshte e nevojshme për ti hapur rrugën këtij projekti kaq të rëndësishëm për ta. Ky segment rrugor do të përfundojë me asfaltimin e tij pas të gjitha stadeve të tjera që i paraprijnë pikërisht proçesit të asfaltimit. Do të bëhet edhe kullimi i ujit me kanal anësor të betonizuar si dhe do të spostohen shtyllat elektrike të cilat gjenden në trajektoren e projektit. Nën kujdesin e specialistëve të bashkisë, administratorit të njësisë dhe kryetarit të fshatit punimet do të ndiqen hap pas hapi për të përfunduar sa më parë këtë investim të rëndësishëm që do të ndikojë në përmirësimin e jetesës së këtyre banorëve.

Dita e parë e shkollës në ambjentet e reja.

23 PhotosUpdated 2 days ago

Dita e parë e shkollës është shoqëruar me buqeta lulesh,buzëqeshje fëmijësh,emocione prindërish dhe mësuesish. Bashkëpunimi i Pushtetit Vendor dhe Pushtetit Qëndror ka bërë që entuziazmi dhe emocionet e nxënësve në 2 shkollat e rikonstruktuara të Bashkisë Divjakë të jetë pak më i madh se bashkëmoshatarët e shkollave të tjera. Me këtë rast zv.Kryeministri i Shqipërisë z.Erjon Braçe jo vetëm si përfaqësues i Pushtetit Qëndror por edhe si njeriu që ka mbështetur fort këtë komunitet në problemet,shqetësimet e çdo individi apo kategorie së bashku me Kryetarin e Bashkisë z.Fredi Kokoneshi dhe Drejtorin e Zyrës Arsimore Divjakë z.Llazar Stasa kanë vizituar 2 shkollat e rikonstruktuara.

Përfundon rikonstruksioni i 2 shkollave në Bashkinë Divjakë.

Viti i ri shkollor gjen Bashkinë Divjakë me 2 shkolla të tjera të rikonstruktuara totalisht dhe me standarte bashkëkohore. Janë drejt përfundimit të gjitha punimet e rikonstruksionit dhe falë mbështetjes së Qeverisë Shqiptare fëmijët e komunitetit në fshatit Kryekuq në Njësinë Administrative Remas dhe Shënepremte në Njësinë Tërbuf si shumë bashkëmoshatrët e tyre në të gjithë bashkinë do të arsimohen me dinjitet dhe me të gjitha kushtet e duhura.

AlbaniaUSA