Vazhdon zinxhiri i investimeve në Bashkinë Divjakë

Vazhdon zinxhiri i investimeve në Bashkinë Divjakë .
Në Fierseman Njësia Administrative Gradishtë është në përfundim shkolla e re.Fëmijët e komunitetit  të kësaj zone do të arsimohen në  një shkollë me të gjitha standartet bashkëkohore duke filluar nga sistemi kapotë,sistemi i ngrohjes, ambjente sportive multifunksionale etj. Ky investim i rëndësishëm do të shërbejë edhe si një qëndër komunitare duke vënë në dispozicion të qytetarëve ambientet  e brendshme e të jashtme të shkollës si dhe strukturat sportive në funksion të argëtimit ,kohës së lirë si dhe aktiviteteve të ndryshme kulturore dhe sportive.

Investime në rikonstruksionin e infrastrukturës rrugore

Një projekt i rëndësishëm nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të përfshijë Bashkinë Divjakë. Projekti me vlerë 150,235,920 lekë me TVSH konsiston në rikonstruksionin e infrastrukturës rrugore dhe përfshin lagjen e Sotallarëve dhe Gazit. Ndërhyrja në një gjatësi investimi prej 4.5 km do të përmirësojë ndjeshëm lëvizjen e banorëve, duke krijuar kushte më të mira jetese për ta. Gjithashtu kjo strukturë bashkëkohore në një qytet me potencial të madh turistik siç është Divjaka do të stimulojë rritjen e investimeve në sektorin e agroturizmit dhe shërbimeve mbështetës.

Investimi me të gjitha standartet bashkëkohore duke filluar nga trotuare,kanalizime,sinjalistika do ti bashkangjitet investimeve të tjera që janë bërë dhe do të vazhdojnë të bëhen në këtë zonë duke përmirësuar impaktin dhe ndikimin në jetesën e komunitetit dhe të ardhmen e turizmit i cili vitet e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të vizitorëve si atyre vendas dhe të huaj.

Kryetari i bashkisë z.Fredi Kokoneshi i shoqëruar nga drejtori i urbanistikës z.Llazar Vodo dhe specialistët e kësaj drejtorie, kanë inspektuar nga afër zonën e përfshirë nga ky projekt. Gjithashtu ata janë takuar edhe me banorët të cilët e kanë pritur mirë dhe janë treguar  bashkëpunues.

Rikualifikimi i rrugës “20 Janari”

Kanë filluar punimet për rikualifikimin e rrugës “20 Janari” në qytetin e Divjakës. Ky investim i Bashkisë Divjakë do të ndryshojë totalisht jo vetëm imazhin e kesaj rruge ku do të ketë të gjithë elementët e duhur si pistë biçikletash,trotuare në të dy anët,lulishte,kanalizimet e duhura,ndriçim, sinjalistikë por do ndryshojë dhe impaktin e parë në hyrje të një qyteti me potencial në sektorin turistik. Punimet me vlerë 70.473.960 lekë me tvsh parashikohet të mbarojnë për 6 muaj.

AlbaniaUSA