Në Njësinë Administrative Gradishtë përmbyllet zinxhiri i investimeve në infrastrukturën shëndetësore. Falë programit të rehabilitimit të 300 qëndrave shëndetësore në Shqipëri po rikonstruktohet dhe qëndra shëndetësore në Këmishtaj. Tashmë rreth 11 mijë banorë të kësaj njësie do të marin shërbimin parësor në kushte dinjitoze pasi të gjitha qëndrat shëndetësore në këtë njësi janë të rindërtuara ose rikonstruktuara totalisht.
Urbanizimi i fshatrave ka filluar prej kohësh dhe do të përfundojë vetëm me përfshirjen në këtë proçess të të gjithë territorit në Bashkinë Divjakë. Keto ditë ky proçess ka përfshirë kryesisht Njësinë Administrative Gradishtë ku është asfaltuar në Mërtish rruga në lagjen e Naçallarëve, Këmishtaj rruga e Furrit të bukës, Sopëz si dhe në Ferras Njësia Administrative Grabjan.