Urbanizimi i fshatrave

Urbanizimi i fshatrave ka filluar prej kohësh dhe do të përfundojë vetëm me përfshirjen në këtë proçess të të gjithë territorit në Bashkinë Divjakë. Keto ditë ky proçess ka përfshirë kryesisht Njësinë Administrative Gradishtë ku është asfaltuar në Mërtish rruga në lagjen e Naçallarëve, Këmishtaj rruga e Furrit të bukës, Sopëz si dhe në Ferras Njësia Administrative Grabjan.

Bashkia Divjakë me godinë te re, me standarte bashkohore.

Tashmë të gjitha shërbimet do jenë të përqëndruara në një godinë te vetme, moderne me infrastrukturë bashkohore. Ambjentet e mëparshme tejet të amortizuar, me lagështirë dhe të papërshtatshëm për të instaluar cdo lloj infrastrukture që do të mundësonte ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarit do ti lënë vendin këtij projekti modern i cili ka filluar të zbatohet. Bashkia Divjakë do të ketë godinën e saj dinjitoze e moderne dhe do të vihet shumë shpejt në shërbim të qytetarëve.

Vazhdon puna në ndërtimin e hidrovorit të ri në Divjakë.

Vazhdon puna në ndërtimin e hidrovorit të ri në Divjakë.
Tashmë hidrovorit egzistues tejet të amortizuar prej kohësh dhe me teknologji të vjetër e të pamjaftueshme për të realizuar kullimin e tokave në perëndim të qytetit po i bashkangjitet një vepër e re me teknologji bashkohore.
Hidrovori i ri me pompa të fuqishme dhe teknologji të modernizuar do të mundësoje kullimin e ujit dhe si rrjedhojë rehabilitimin dhe përmirësimin e rreth 600 deri në 900 ha toka në pjesën perëndimore.
Ky investim i rëndësishëm i Qeverisë Shqiptare do të bëjë të mundur shfrytëzimin e gjithë kësaj sipërfaqeje e cila deri dje nuk ka arritur të kullojë.