Dëbora mbulon qytetin

Bukuritë e qytetit tonë u veshën me mantelin e bardhë plot hijeshi të dëborës. Kjo ndodhi pikërisht në ditën më të bukur, atë të të dashuruarve. Le të urojmë të gjithë të dashuruarit me këtë kolazh fotosh nga kjo panoramë e mrekullueshme që na ofroi dëbora.

Konkretizimi i projektit të infrastrukturës rrugore të lagjes së Sotallarëve

Kryetari i Bashkisë Divjakë z.Fredi Kokoneshi dhe deputeti i zonës z.Erjon Braçe inspektojnë punimet gjatë konkretizimit të projektit të infrastrukturës rrugore të lagjes së Sotallarëve. Ky projekt tashmë është në fazën e asfaltimit dhe shumë shpejt do të krijojë jo vetëm një imazh krejt tjetër por do të përforcojë konceptin e një qyteti bashkohor dhe me potencial turistik .

Urbanizimi i fshatrave

Urbanizimi i fshatrave ka filluar prej kohësh dhe do të përfundojë vetëm me përfshirjen në këtë proçess të të gjithë territorit në Bashkinë Divjakë. Keto ditë ky proçess ka përfshirë kryesisht Njësinë Administrative Gradishtë ku është asfaltuar në Mërtish rruga në lagjen e Naçallarëve, Këmishtaj rruga e Furrit të bukës, Sopëz si dhe në Ferras Njësia Administrative Grabjan.