Kryetari i Bashkisë Divjakë z. Fredi Kokoneshi ka inspektuar nga afër punimet që po kryhen për pastrimin dhe rehabilitimin e dellit si dhe ndërtimin e trotuarit nga qendra deri tek kisha në Goriçaj, Njësia Administrative Gradishtë. Bashkia Divjakë po kryen një pjesë të mirë të punimeve me punonjësit e saj në mënyrë që të ardhurat e bashkisë të përkthehen në sa më shumë investime në shërbim të komunitetit.



referohet për kryerjen e punëve dhe investimeve të ardhshme. Për këtë arsye Kryetari i Bashkisë Divjakë z. Fredi Kokoneshi dhe përfaqësues të tjerë të institucionit që ai drejton filluan takimet me qytetarët për të dëgjuar zërin dhe mendimet e tyre. Hartimi paketës fiskale dhe projektbuxhetit do të bazohet pikërisht në nevojat dhe shqetësimet që qytetarët do të ngrenë gjatë këtyre takimeve. Takimet filluan sot në Njësinë Administrative Grabjan për të vijuar më pas në të gjitha njësitë e tjera administrative.