📸 FotoALBUMI i DITËS Nisi sot Viti I Ri shkollor 2022-2023

 

Nisi sot Viti I Ri shkollor 2022-2023
Në muajit e verës Bashkia Divjake ka punuar në pjesën e infrastrukturës për të ofruar kushtet bashkekohore në të gjitha shkollat e cdo Njësie Administrative në mënyre që ky vit i ri shkollor të jetë gati per te pritur nxënësit dhe mësuesit.
Së shpejti pritet të filloi puna për projektin “NDERTIM PALESTRE E MBULUAR DHE RIKONSTRUKSION I SHKOLLES SE MESME TE BASHKUAR CERME SEKTOR”. ku në kete fillim të vitit shkollor mori pjese Deputeti z.Erion Brace dhe Kryetari i Bashkise z.Fredi Kokoneshi .
Urime dhe suksese për fëmijët ,prindërit dhe mësuesit.
Urojmë që ky vit i ri shkollor të jetë sa më i suksesshëm !

MBESHTESIM PRODHIMIN E GRURIT NE VEND!

Vazhdojnë Aplikimet në Bashkine Divjakë për të gjithë fermerët shqiptarë që kultivojnë grurin në tokat e tyre, për mbështetjen financiare nga qeveria me 30.000 lekë të reja (përveç naftës FALAS) për çdo hektar të mbjellë
– Aplikimet mund te kryhen në çdo Njësi Administrative të Bashkisë Divjakë por edhe tek ish Zyra e Adises prane Shtepise se Kultures Divjake ne katin e pare.
– Kriteret për të aplikuar ne portalin qeveritar e-Albania :
1- Fermer Individual,SHBB,Person Fizik ose Juridik
2- Aplikanti duhet te ketë NIPT aktive
Aplikimet ‍përmes e-albania, janë hapur prej datës 1️⃣deri në 2️⃣3️⃣Shtator.
Aplikantët mund të asistohen nëpërmjet numrit jeshil 08008383, nga specialistët e Agropika-ve dhe Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në territor‍‍