MBESHTESIM PRODHIMIN E GRURIT NE VEND!

Vazhdojnë Aplikimet në Bashkine Divjakë për të gjithë fermerët shqiptarë që kultivojnë grurin në tokat e tyre, për mbështetjen financiare nga qeveria me 30.000 lekë të reja (përveç naftës FALAS) për çdo hektar të mbjellë
– Aplikimet mund te kryhen në çdo Njësi Administrative të Bashkisë Divjakë por edhe tek ish Zyra e Adises prane Shtepise se Kultures Divjake ne katin e pare.
– Kriteret për të aplikuar ne portalin qeveritar e-Albania :
1- Fermer Individual,SHBB,Person Fizik ose Juridik
2- Aplikanti duhet te ketë NIPT aktive
Aplikimet ‍përmes e-albania, janë hapur prej datës 1️⃣deri në 2️⃣3️⃣Shtator.
Aplikantët mund të asistohen nëpërmjet numrit jeshil 08008383, nga specialistët e Agropika-ve dhe Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në territor‍‍

#ShkollaVerore2022🇪🇺

📌Dita e pestë e Axhendes dhe e fundit u organizua ne #Divjakë, në Parkun Divjake – Karavasta.🌲🎄🌳
Të pranishëm në këtë ditë përmbyllëse ishin kryetarët
Z-Fredi Kokoneshi
Znj Eriselda Sefa
Gjithashtu drejtoresha e ZVA Lushnje znj-Arjana Shani.
Autoritetet drejtuese patën mundësi të zhvillonin një bashkëbisedim të këndshëm dhe produktiv me të rinjtë rreth projekteve që po aplikohen në Bashkitë e tyre me prioritet Rininë,qasjen e të rinjve në Programe Vullnetare Pse jo dhe në Organizata Rinore për tu Integruar dhe Përfshirë në proçese vendimarrëse.✔️
📢Ky aktivitet u zhvillua me mbështetje të projektit Bashkitë për në Evropë🇪🇺
🥇Në fund ndamë për të rinjtë pjesmarrës në Shkollën Verore 2022, certifikata, me bindjen se kjo eksperience e bukur do jetë e tillë për të rinj të tjerë edhe verën e ardhshme!

Pas disa ditësh falë punës së përditshme të punonjësve të bashkisë edhe nën temperaturat e larta, segmenti rrugor nga Shënepremte deri tek rrethrrotullimi në hyrje të qytetit do të ketë një pamje tjetër. Nje lulishte e bukur do të shoqërojë këtë segment deri në hyrje të qytetit. Lule dhe trëndafila po mbillen dhe po ujiten përgjatë këtij segmenti për tju shtuar të gjitha segmenteve të tjerë të zbukuruar në qytetin e Divjakës.