Njoftim ftesë për ofertë

Projekti JOINABLE është një nismë ndërkombëtare e bashkëfinancuar nga programi Interreg IPA ADRION, që bashkon nëntë partnerë nga gjashtë vende të ndryshme, si Itali, Kroaci, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëri dhe Greqi. Projekti synon të krijojë dhe të promovojë një ekonomi qarkulluese blu duke adresuar sfidën e vazhdueshme të mbetjeve detare dhe të ujërave të ëmbla në të gjithë rajonin Adriatiko-Jon.
Projekti ndjek një qasje me shumë nivele që përfshin:
(i) analizën e kuadrit ligjor dhe politik;
(ii) zhvillimin e planeve të përbashkëta të veprimit dhe strategjive;
(iii) veprime pilot dhe demonstrim që shndërrojnë mbetjet në produkte;
(iv) zhvillimin e planeve të biznesit për NVM-të;
(v) krijimin e një sallë ekspozite dhe materialeve komunikimi për të shfaqur produktet dhe zgjidhjet e ekonomisë qarkulluese.
Bashkia Divjakë, si partnere e projektit, po kërkon “Shërbim ekspertize të jashtme: Pasaporta e Produktit” dhe “Shërbim ekspertize të jashtme: Nga Mbetjet te Produktet” të cilët do të angazhohen për një sërë paketash pune dhe produktesh, në kuadër të projektit JOINABLE.

Afati i fundit për aplikime: 12 Tetor 2026, ora 10:00. Aplikimet pas këtij afati, nuk do të konsiderohen.

  1. Tor-External Expertise and Services – Product Passport JOINABLE
  2. Tor-External Expertise and Services – Waste to Product JOINABLE