Qytetarët e Bashkisë Divjakë solidarizohen për të prekurit nga tërmeti.

Qytetarët e Bashkisë Divjakë u solidarizuan në maksimum me motrat dhe vëllezërit e prekuar nga fatkeqësia e shkaktuar nga tërmeti.

Kontributi ishte i formave te ndryshme: ushqime, veshmbathje, mbulesa dhe batanije si dhe kontribut monetar. Mbresëlënës ishte reagimi i menjëhershëm i qytetarëve dhe në fakt u mblodhën shumë ndihma dhe u kontribua financiarisht. Kjo tregon vlerat tona njerëzore dhe na gjen të bashkuar për të ndarë dhimbjen dhe për ti dhënë kurajo motrave dhe vëllezërve tanë. Natyrisht nuk ka mbaruar cdo gjë, ka akoma nevojë për solidaritet. Tani është momenti i rindërtimit, rindërtimit të vendit, rindërtimit të shpresës dhe të ardhmes së atyre që u prekën nga fatkeqsia. Duhet të vazhdojmë të kontribuojmë akoma në faqen e vënë në dispozicion nga Qeveria Shqiptare

https://e-albania.al/dhuro/

 

Të bashkohemi me vëllezërit dhe motrat e prekur nga tërmeti.

Në këto momente të vështira për vendin tonë kur të gjithë fqinjët,aleatët janë solidarizuar, na kanë ofruar ndihmën e tyre jo vetëm me paisje dhe forca specjale por edhe ndihma ekonomike, të bëhemi të gjithë bashkë,të ndihmojmë motrat dhe vëllezërit tanë në cdo mënyrë të mundshme, me donacione në numrat e llogarive që janë vënë në dispozicion, me ushqime, veshmbathje. Sot më shumë se kurrë të tregojmë se jemi të gjithë bashkë, të ndajmë dhimbjen me motrat dhe vëllezërit tanë, të ndihmojmë sat ë mundemi.