
Vazhdon zinxhiri i investimeve në Bashkinë Divjakë .
Në Fierseman Njësia Administrative Gradishtë është në përfundim shkolla e re.Fëmijët e komunitetit të kësaj zone do të arsimohen në një shkollë me të gjitha standartet bashkëkohore duke filluar nga sistemi kapotë,sistemi i ngrohjes, ambjente sportive multifunksionale etj. Ky investim i rëndësishëm do të shërbejë edhe si një qëndër komunitare duke vënë në dispozicion të qytetarëve ambientet e brendshme e të jashtme të shkollës si dhe strukturat sportive në funksion të argëtimit ,kohës së lirë si dhe aktiviteteve të ndryshme kulturore dhe sportive.

Një projekt i rëndësishëm nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të përfshijë Bashkinë Divjakë. Projekti me vlerë 150,235,920 lekë me TVSH konsiston në rikonstruksionin e infrastrukturës rrugore dhe përfshin lagjen e Sotallarëve dhe Gazit. Ndërhyrja në një gjatësi investimi prej 4.5 km do të përmirësojë ndjeshëm lëvizjen e banorëve, duke krijuar kushte më të mira jetese për ta. Gjithashtu kjo strukturë bashkëkohore në një qytet me potencial të madh turistik siç është Divjaka do të stimulojë rritjen e investimeve në sektorin e agroturizmit dhe shërbimeve mbështetës.

