
Kryetari i Bashkisë Divjakë z.Fredi Kokoneshi dhe deputeti i zonës z.Erjon Braçe inspektojnë punimet gjatë konkretizimit të projektit të infrastrukturës rrugore të lagjes së Sotallarëve. Ky projekt tashmë është në fazën e asfaltimit dhe shumë shpejt do të krijojë jo vetëm një imazh krejt tjetër por do të përforcojë konceptin e një qyteti bashkohor dhe me potencial turistik .
Kanë filluar punimet për rikualifikimin e rrugës “20 Janari” në qytetin e Divjakës. Ky investim i Bashkisë Divjakë do të ndryshojë totalisht jo vetëm imazhin e kesaj rruge ku do të ketë të gjithë elementët e duhur si pistë biçikletash,trotuare në të dy anët,lulishte,kanalizimet e duhura,ndriçim, sinjalistikë por do ndryshojë dhe impaktin e parë në hyrje të një qyteti me potencial në sektorin turistik. Punimet me vlerë 70.473.960 lekë me tvsh parashikohet të mbarojnë për 6 muaj.
