Zhvillohet mbledhja e dytë e Komitetit Drejtues të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në familje.

Në ambjentet e Qëndrës së Kulturës Divjakë u zhvillua mbledhja e

dytë e Komitetit Drejtues të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në familje.

Në këtë mbledhje u analizua mënyra se si ka funksionuar MKR në Bashkinë Divjakë që prej krijimit të tij, cilat kanë qenë arritjet por edhe vështirësitë e ndeshura.

U diskutua dhe u trajtuan çështjet e ndryshme të lidhura me këtë mekanizëm në kuadër të përmirësimit të punës dhe të mënyrës së funksioniomit të MKR Divjakë në të ardhmen si dhe orientimit të punës së bashkisë për përgatitjen e projektit për fazën e dytë të ndërhyrjes edhe për një periudhë kohore një vjeçare, me mbështetjen e UNDP.

Gjithashtu u miratua dhe protokolli i menaxhimit të rasteve të dhunës në familje.

Ky aktivitet mbeshtet nga UNDP Shqipëri në partneritet të ngushtë me Minsitrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “T’i Japim fund Dhunës Ndaj Grave në Shqiperi” me fonde të Qeverisë Suedeze.

Zhvillohet mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak

Sipas njoftimit ditën e sotme në ambjentet e Qendrës së Kulturës u zhvillua mbledhja e rradhës së Këshillit Bashkiak ku u miratuan projektvendimet dhe shtesat me rend dite si  më poshtë.

  1. Projekt-vendimi nr 1. datë 14.09.2020.

-Për miratimin e përfitimit  të ndihmës ekonomike, nga fondi i kushtëzuar deri 6% “Për Bllok- ndihmën” për muajin Gusht 2020 , për 9 (nëntë) familjet, Bashkia Divjakë, me një fond prej 28.080 ( Njëzet e tetë mijë e tetëdhjetë ) lekë.

  1. Projekt-vendimi nr 2. datë 14.09.2020.

-Për miratimin e përfundimit të proçedurës së privatizimit të banesave të cilat kanë mbetur pa u regjistruar pranë ZRPP  Lushnje për lidhjen e kontratave para noterit për qytetarët që kanë aplikuar sipas listës emërore bashkëngjitur.

  1. Projekt-vendimi nr 3. datë 14.09.2020.

-Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin nr 89 datë 24.12.2019 “Për miratimin e numrit të punonjësve të Bashkisë,institucioneve në varësi, të Njësive Administrative dhe funksionet e deleguara për vitin 2020”.

  1. Projekt-vendimi nr 4. datë 14.09.2020.

-Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin nr 90 datë 24.12.2019 “Për caktimin e niveleve të pagave të Bashkisë Divjakë, Njësive Administrative dhe Institucioneve në vartësi për vitin 2020”.

  1. Projekt-vendimi nr 5. datë 21.09.2020.

-Për miratimin e fondit Shtesë për blerjen e Uniformave dhe paisjeve të paisjeve të punës të Policisë Bashkiake.

6.Projekt-vendimi nr 6. datë 21.09.2020.

-Për miratimin e bashkëfinancimit të projektit të “Bashkive të Forta” për rritjen e visibilitetit të aktiviteteve të Këshillit Bashkiak nëpërmjet medias sociale (FB Live Stream)

 

7.Projekt-vendimi nr 7. datë 21.09.2020.

-Për miratimin e plsnit të aktiviteteve të Këshillit Bashkiak Divjakë për periudhën Janar 2021-Dhjetor 2021.

  1. 8. Informacion i dt.27.08.2020, Bashkia Divjakë.

– Informacion: “Mbi numrin e grave Kryefamiljare që drejtojnë biznese në territorin e Bashkisë Divjakë.

9.Të ndryshme.

Vazhdon zinxhiri i investimeve në Bashkinë Divjakë

Vazhdon zinxhiri i investimeve në Bashkinë Divjakë .
Në Fierseman Njësia Administrative Gradishtë është në përfundim shkolla e re.Fëmijët e komunitetit  të kësaj zone do të arsimohen në  një shkollë me të gjitha standartet bashkëkohore duke filluar nga sistemi kapotë,sistemi i ngrohjes, ambjente sportive multifunksionale etj. Ky investim i rëndësishëm do të shërbejë edhe si një qëndër komunitare duke vënë në dispozicion të qytetarëve ambientet  e brendshme e të jashtme të shkollës si dhe strukturat sportive në funksion të argëtimit ,kohës së lirë si dhe aktiviteteve të ndryshme kulturore dhe sportive.