Kryetari i Bashkisë Divjakë z. Fredi Kokoneshi priti në zyrën e tij Ambasadorin e Republikës Çeke z. Jaroslav Ludva dhe Komisionin e Administrimit Publik, Zhvillimit Rajonal dhe Mjedisit të drejtuar nga Zv. Kryetari i Senatit të Parlamentit z. Jan Hornik. Delegacioni nga Çekia në vizitë zyrtare në Shqipëri në kuadër të takimeve për Zhvillimin Rajonal përzgjodhi disa qytete ndër to edhe qytetin e Divjakës. Gjatë bisedës u diskutua për miqësinë ndërmjet dy vendeve dhe u shkëmbyen eksperiencat dhe idetë rreth zhvillimit kryesisht të vendeve me pasuri natyrore siç është qyteti i Divjakës.