U zhvillua sot konsultimi për buxhetin vendor gjithpërfshirës pjesëmarrës dhe rritjen e dialogut komunitar me gratë dhe vajzat e Bashkisë Divjakë. Ky projekt po zbatohet nga Qendra “Sot për të ardhmen” në partneritet me UN Women, Ministrinë e Financës, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Temat e diskutimit me pjesëmarrësit:
* Hartimi dhe adresimi i nevojave të grave dhe vajzave
* Renditja e prioriteteve të grupeve të grave bazuar në diskutim
* Adresimi i nevojave të grave me prioritetet lokale (plotësimi i pyetësorëve)