Mbledhja e radhës së “KOMITETIT DREJTUES TË MEKANIZMIT TË KOORDINUAR TË REFERIMIT (MKR) DIVJAKË”

Bashkia Divjakë zhvilloi mbledhjen e radhës të “KOMITETIT DREJTUES TË MEKANIZMIT TË KOORDINUAR TË REFERIMIT (MKR) DIVJAKË” për rastet e dhunës në familje.
Të pranishëm ishin institucionet përgjegjëse si: Bashkia, Këshilli i Qarkut,Policia,Shërbimi Social Shtetëror,Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor, Mjeku Ligjor,Zyra Vendore Arsimore Parauniversitare,etj si dhe ekspertja e UNDP. Anëtarët e Komitetit Drejtues shqyrtuan arritjet dhe sfidat e punës së përbashkët dhe rinënshkruan marrveshjen e bashkëpunimit për vijimin e punës së MKR Divjakë bazuar në ndryshimet sipas VKM-327/2021.
Ky aktivitet, organizohet nga Bashkia Divjakë me mbështetjen e UNDP Shqipëri në bashkëpunim më Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si pjesë e Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “T’i japim fund dhunës ndaj grave në Shqipëri”, financuar nga Qeveria e Suedisë.

 

Z. Kokoneshi pret delegacionin nga Republika Çeke

Kryetari i Bashkisë Divjakë z. Fredi Kokoneshi priti në zyrën e tij  Ambasadorin e Republikës Çeke z. Jaroslav Ludva dhe Komisionin e Administrimit Publik, Zhvillimit Rajonal dhe Mjedisit të drejtuar nga Zv. Kryetari i Senatit të Parlamentit z. Jan Hornik. Delegacioni nga Çekia në vizitë zyrtare në Shqipëri në kuadër të takimeve për Zhvillimin Rajonal përzgjodhi disa qytete ndër to edhe qytetin e Divjakës. Gjatë bisedës u diskutua për miqësinë ndërmjet dy vendeve dhe u  shkëmbyen eksperiencat dhe idetë rreth zhvillimit kryesisht të vendeve me pasuri natyrore siç është qyteti i Divjakës.