Në ambjentet e Qendrës së Kulturës ku janë instaluar sportelet e shërbimit të “ADISA” Angjensisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, agjensi kjo në varësi të Kryeministrisë, është bërë inaugurimi dhe ka filluar shërbimi për qytetarët. Në inaugurim morën pjesë aktorët kryesorë të këtij projekti, përfaqësues nga drejtoritë dhe sektorët që do të ofrojnë shërbimin e tyre në këto zyra si dhe shumë qytetarë të cilët kanë filluar të marin shërbimin pikërisht pranë këtyre sporteleve. Në fjalën e tyre Kryetari i Bashkisë z.Fredi Kokoneshi,Drejtori Ekzekutiv i ADISA z.Lorin Ymeri si dhe Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP në Shqipëri ,znj. Limya Eltayeb krahas rëndësisë së këtij projekti të Qeverisë Shqiptare vunë theksin në bashkëpunimin e cdo qytetari për të garantuar ofrimin e një shërbimi sa më cilësor dhe në krijimin e një standarti bashkëkohor që do të ndryshojë një herë e përgjithmonë konceptin e marrjes dhe ofrimit të shërbimeve që ofron Institucioni i Bashkisë. Më tej u vizituan ambjentet dhe infrastruktura e instaluar në këto sportele gjithashtu specialistët e projektit STAR2 shpjeguan të pranishmëve funksionimin dhe ndërlidhjen ndërmjet soprteleve dhe shërbimeve të ndryshme. Ishte e pranishme në këtë inaugurim edhe Kryetarja e Bashkisë Rroskovec znj. Majlinda Bufi.