PLANI SOCIAL

Bashkia Divjakë konsideron të rëndësishëm planifikimin strategjik për shërbimet e kujdesit shoqëror në përputhje me detyrimet që rrjedhin nga legjislacioni kombëtar, por edhe për shkak të situatës së grupeve në nevojë në territorin e saj. E mbështetur nga programi “Leave No One Behind” i Kombeve të Bashkuara struktura përgjegjëse e shërbimeve të kujdesit shoqëror në këtë Bashki nisi në Tetor 2019 procesin e hartimit të Planit Social Vendor. Hartimit të këtij Plani i parapriu Raporti i Vlerësimit të Nevojave për Shërbime të Kujdesit Shoqëror për Bashkinë Divjakë, i cili identifikoi grupet në nevojë për shërbime të kujdesit shoqëror në territorin e Bashkisë, madhësinë e këtyre grupeve, shtrirjen e tyre në territor, shërbimet egzistuese që adresojnë nevojat e tyre, si dhe kapacitetet e burimet njerëzore e financiare të Bashkisë për ngritjen dhe funksionimin e sistemit të shërbimeve të kujdesit shoqëror.
Grupi lokal i Bashkisë Divjakë i përbërë nga stafi i Sektorit të Mirëqenies Sociale dhe Përkujdesjes Shoqërore, administratorët shoqëror në njësitë administrative, të mbështetur nga konsulenti kombëtar i kontraktuar nga UNDP në periudhën tetor 2019- janar 2020 ndërmorrën disa procese :
• analizuan legjislacionin kombëtar për të identifikuar standartin udhërrëfyes në fushën e shërbimeve të kujdesit shoqëror.
• identifikuan dhe mblodhën një numër të dhënash satistikore dhe jo satistikore nga institucione kombëtare dhe lokale, si: Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, Administratorët shoqëror, Sektori i Mirëqënies Sociale dhe Përkujdesjes Shoqërore, Rregjistri Elektronik Kombëtar i Ndihmës Ekonomike, Zyra e Punës, Strukturat Arsimore dhe Shëndetësore dhe Policia.
• zhvilluan 13 intervista gjysëm të strukturuara me individë që përfaqësonin karakteristikat kyç të këtyre grupeve, me qëllim identifikimin se sa dhe si përmbushen aktualisht nevojat e tyre nga shërbimet e kujdesit shoqëror, si dhe identifikuar nevojave e tyre për shërbime në vijim.
• hartuan Raportin e Vlerësimit të Nevojave për Shërbime të Kujdesit Shoqëror. Raporti dhe gjetjet e tij fillestare u konsultuan në një tryezë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Prefekturës Fier, Drejtorisë Rajonale të SHSSH Fier, Këshillit Bashkiak Divjakë, Policisë, Zyrës Arsimore, Qendrave Shëndetësore, Zyrës Vendore Arsimore, Shërbimi i Provës, Qendra “Epoka e Re”, Shoqata “Gruaja, fëmija dhe familja”, Sektorit të Mirëqenies Sociale dhe Përkujdesit Shoqëror, administratorëve shoqëror të njësive administrative Remas, Gradisht, Grabjan, Tërbuf. Tryeza mundësoi saktësimin e të dhënave e gjetjeve të Raportit, si dhe identifikoi prioritetet për ngritjen e sistemit të shërbimeve të kujdesit shoqëror në Bashkinë Divjakë.
• në përputhje me prioritet e vlerësuara për shërbime të kujdesit shoqëror hartuan Planin Social të Bashkisë Divjakë 2020-2022 dhe e konsultuan atë me përfaqësues të institucioneve publike e jo publike në nivelin e Bashkisë dhe qarkut Fier.
Plani Social synon ngritjen e sistemit komunitar të shërbimeve të kujdesit shoqëror që adreson me efiçencë nevojat e individëve në nevojë për mbrojtje e përkujdesje në këtë Bashki. Për ta bërë të mundur këtë Plani përfshin ndërhyrje në katër shtylla kyç:
(1) ngritje e bazës së sistemit komunitar të shërbimeve të kujdesit shoqëror, pra të strukturave të Bashkisë Divjakë, pa të cilat nuk do të mund të planifikonim, ngrinim dhe të bënim sistemin funksional;
(2) ngritja e shportës bazë të shërbimeve të kujdesit shoqëror që adresojnë nevojat e individëve në nevojë në territorin e Bashkisë;
(3) identifikimi proaktiv i individëve në nevojë për shërbime për të mundësuar që çdo individ në nevojë për mbrojtje e përkujdesje të ketë akses tek shërbimet;
(4) konsolidim i vazhdueshëm i sistemit komunitar të shërbimeve përmes rishikimit

Zbatimi i Planit pritet të adresojë nevojat e të paktën 2,978 individëve, ose 5,4% të popullsisë, që kanë të nevojshëm të paktën një formë të shërbimeve të kujdesit shoqëror.

 

 

AlbaniaUSA