Punime në Goriçaj. Njësia Administrative Gradishtë

Kryetari i Bashkisë Divjakë z. Fredi Kokoneshi ka inspektuar nga afër punimet që po kryhen për pastrimin dhe rehabilitimin e dellit si dhe ndërtimin  e trotuarit nga qendra deri tek kisha në Goriçaj, Njësia Administrative Gradishtë. Bashkia Divjakë po kryen një pjesë të mirë të punimeve me punonjësit e saj në mënyrë që të ardhurat e bashkisë të përkthehen në sa më shumë investime në shërbim të komunitetit.

Urbanizimi i fshatrave

Vazhdon puna në urbanizimin e fshatrave dhe aktualisht po punohet në Njësinë Administrative Gradishtë ku po pregatiten për asfaltim:
Në Mërtish rruga në lagjen e Naçallarëve si dhe në Këmishtaj rruga e Furrit të bukës, pjesë e unazës bujqësore ku është bërë rehabilitimi me çakull ,kanalizimet dhe mbulimi i kanalit me tubacione.