Paisje mjekësore, dhuratë e popullit Rumun për Poliklinikën Divjakë

Disa paisje mjekësore u dhuruan Poliklinikës Divjakë nga populli Rumun nëpërmjet Agjensisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim. Kryetari i Bashkisë Divjakë z. Fredi Kokoneshi i Shoqëruar nga z. Taulant Balla, Drejtoresha e NJVKSH dhe stafi i Poliklinikës Divjakë pritën Ambasadorin e Rumanisë në Shqipëri z. Octavian Serban. Pasi u vizituan ambjentet e poliklinikës, stafi i saj mori në dorëzim edhe paisjet mjekësore pikërisht një defibrillator dhe një elektrokardiogramë.

 

PROJEKTBUXHETI dhe PAKETA FISKALE, takime me komunitetin në të gjitha njësitë administrative.

Paketa Fiskale dhe Projektbuxheti janë 2 elementët kyç të cilëve Pushteti Vendor  do ti referohet për kryerjen e punëve dhe investimeve të ardhshme. Për këtë arsye Kryetari i Bashkisë Divjakë z. Fredi Kokoneshi dhe përfaqësues të tjerë të institucionit që ai drejton filluan takimet me qytetarët për të dëgjuar zërin dhe mendimet e tyre. Hartimi paketës fiskale dhe projektbuxhetit do të bazohet pikërisht në nevojat dhe shqetësimet që qytetarët do të ngrenë gjatë këtyre takimeve. Takimet filluan sot në Njësinë Administrative Grabjan për të vijuar më pas në të gjitha njësitë e tjera administrative.

Konstituimi i Këshillit të ri Bashkiak

Ka përfunduar në Bashkinë Divjakë konstituimi i Këshillit të ri Bashkiak i dalë nga zgjedhjet e 30 Qershorit gjithashtu Kryetari i Bashkisë z.Fredi Kokoneshi bëri betimin për të tretin mandat rradhazi. Të pranishëm Zv.Kryeministri i Shqipërisë z.Erjon Braçe, Prefekti i Qarkut Fier z.Baki Bala bashkë me përfaqësues të prefekturës si dhe Kryetari i PS Divjakë z.Agim Maka. Nga zgjedhjet për antarët e këshillit dolën këto rezultate : Aleanca për Shqipërinë Europiane përfaqësohet në këshillin bashkiak me 26 antarë konkretisht: Mina Biti, Ana Nako, Juljan Vrapi, Elda Sinani, Bledar Ndoni, Valbona Kaja, Ylli Dhima, Elvira Koçi, Shpëtim Sheshi, Alketa Canaku, Gani Balliu, Nertila Kina, Blerim Davidhi, Naviola Xharo, Nikoll Dosari, Marsela Laloshi, Qamil Malo, Roza Troshku, Landi Veliu, Silvana Gjura, Arbër Rrusho, Marisa Prendi, Jakup Maliqi, Oltjana Sula, Indrit Zgjana, Behije Haskasa. Partia e Unitetit Kombëtar përfaqësohet me Petrit Ganolli. Partia Socialdemokrate e Shqipërisë përfaqësohet me Seit Kajo. Partia Socialiste e Moderuar përfaqësohet me Armand Maka. Partia Demokracia Sociale përfaqësohet me Veis Dervishi. Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane përfaqësohet me Vangjelie Kruti. Nga përfaqësuesit e Këshillit të ri Bashkiak u ngritën dhe komisionet: Komisioni i Verifikimit të Mandateve i përbërë nga: Ylli Dhima – Kryetar Shpëtim Sheshi – zv.Kryetar Naviola Xharo – Sekretare Komisioni për Zgjedhjen e Kryetarit të Këshillit i përbërë nga: Valbona Kajo – Kryetare Petrit Ganolli – zv.Kryetar Bledar Ndoni – Sekretar Komisioni për zgjedhjen e zv.Kryetarit të Këshillit i përbërë nga: Ylli Dhima – Kryetar Shpëtim Sheshi – zv.Kryetar Naviola Xharo – Sekretare Komisioni për zgjedhjen e Antarëve të Këshillit për Qarkun i përbërë nga : Valbona Kaja – Kryetare Arbër Rrusho – zv.Kryetar Bledar Ndoni – Sekretar Këshilli i ri Bashkiak propozoi znj. Ana Nako si kandidate për Kryetare të Këshillit e cila me votim të fshehtë fitoi me 29 vota pro. Nënkryetare e këshillit u propozua znj.Elda Sinani e cila me votim të fshehtë fitoi me 24 vota pro. U propozuan për Antarë të Qarkut : Gani Balliu, Nikoll Dosari, Ylli Dhima dhe Seit Kajo të cilët fituan me 22 vota pro nga votimi i fshehtë. SUKSESE DHE PUNË TË MBARË KËSHILLIT TË RI BASHKIAK

AlbaniaUSA