Projekti JOINABLE është një nismë ndërkombëtare e bashkëfinancuar nga programi Interreg IPA ADRION, që bashkon nëntë partnerë nga gjashtë vende të ndryshme, si Itali, Kroaci, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëri dhe Greqi. Projekti synon të krijojë dhe të promovojë një ekonomi qarkulluese blu duke adresuar sfidën e vazhdueshme të mbetjeve detare dhe të ujërave të ëmbla në të gjithë rajonin Adriatiko-Jon.
Projekti ndjek një qasje me shumë nivele që përfshin:
(i) analizën e kuadrit ligjor dhe politik;
(ii) zhvillimin e planeve të përbashkëta të veprimit dhe strategjive;
(iii) veprime pilot dhe demonstrim që shndërrojnë mbetjet në produkte;
(iv) zhvillimin e planeve të biznesit për NVM-të;
(v) krijimin e një sallë ekspozite dhe materialeve komunikimi për të shfaqur produktet dhe zgjidhjet e ekonomisë qarkulluese.
Bashkia Divjakë, si partnere e projektit, po kërkon dy ekspertë / kompani (të përmbledhura në termin konsulenti), që do të ofrojë shërbimin e konsulentit në fushën e Ekonomisë Qarkulluese si dhe një ekspert në fushën e Shkencës Qytetare dhe Angazhimit të Komunitetit, për një sërë paketash pune dhe produktesh, të cilat duhet të dorëzohen në kuadër të projektit JOINABLE.
Data e parashikuar e fillimit të punës: 3 Gusht 2026
Afati i fundit për aplikime: 17 Korrik 2026, ora 23:59. Aplikimet pas këtij afati, nuk do të konsiderohen.
