Asambleja e 4-rt e Përgjithshme e projektit JOINABLE në Venecia

Asambleja e 4-rt e Përgjithshme e projektit JOINABLE u organizua në Venecia, në ambientet e organizatës Venice Lagoon Plastic Free, me pjesëmarrjen e partnerëve nga vendet e rajonit Adriatiko-Jonian, përfshirë edhe Bashkinë Divjakë.

Projekti, i bashkëfinancuar nga Interreg IPA ADRION Programme, synon promovimin e Ekonomisë Blu Qarkullore dhe reduktimin e mbetjeve detare përmes monitorimit, aksioneve të pastrimit, zgjidhjeve digjitale dhe bashkëpunimit ndërkufitar.

Aktivitetet e projektit kontribuojnë gjithashtu në objektivat e EU Mission Ocean and Waters për mbrojtjen dhe rikthimin e ekosistemeve detare deri në vitin 2030.