Zoti i ka dhuruar Divjakës bukuri natyrore per tu pasur zili, por kjo nuk mjafton. Tashmë është detyra jonë që këto vlera ti promovojmë, ti krijojmë kushtet vizitorëve jo vetëm nga e gjithë Shqipëria por edhe atyre të huaj, që në atë pak kohë që kanë në dispozicion të shijojnë në maksimum këtë parajsë qetësie,drite,ngjyrash,cicërimash. Për këtë Bashkia Divjakë po punon fort duke krijuar kushtet maksimale dhe duke ofruar shumllojshmëri shërbimesh. Një tjetër shërbim Bashkia Divjakë i ofron të gjithë vizitorëve. Pas kullës panoramike, pasarelës së drurit dhe shëtitjes me varka tashmë vizitorët do të kenë mundësi të shijojnë bukuritë e zonës duke bërë një xhiro argëtuese me biçikleta. Janë vënë në dispozicion si fillim 9 biçikleta për të rritur dhe 2 për fëmijë. Ky shërbim do të ofrohet me një pagesë minimale prej 100 leke/ora e cila do të shërbejë për mirmbajtjen e tyre. Mjafton një mjet identifikimi dhe ju mund të përfitoni nga ky shërbim duke shijuar bukuritë dhe duke u argëtuar njëkohësisht.

 Ju presim në Divjakë
AlbaniaUSA