Ministri Japonez viziton Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta

Kryetari i Bashkisë z.Fredi Kokoneshi bashkë me Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit z. Blendi Klosi dhe përfaqësues të Drejtorisë së Zonave të Mbrojtura pritën një ekip nga Ministria e Mjedisit të Japonisë. Ministri i Mjedisit të Japonisë z. Minoru Kiuchi ishte i shoqëruar me 4 drejtorë të drejtorive të ndryshme të Ministrisë drejtuar prej tij si dhe Ambasadori i Japonise ne Shqiperi. Një ndër cështjet më aktuale dhe delikate sic është ajo e menaxhimit të mjedisit ka qenë fokusi kryesor i bisedimeve që u zhvilluan në ambjentet e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta. Plani i Menaxhimit të këtij parku është një nga detyrat e lëna nga JICA– Organizatë e Qeverisë Japoneze e cila meqenëse ka punuar për 2 vjet në fazën e parë të këtij projekti , njeh me hollësi çdo pjesë të parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta. Miqtë nga Japonia pasi vizituan ambjentet e parkut, shijuan pamjet magjepsëse të zonës nga kulla 360 gradë,shprehën vlerësimin maksimal për punën e bërë dhe detyrat e lëna për zbatim, garantuan praninë e tyre me vazhdimin e projektit JICA për një tjetër periudhë duke plotësuar kërkesat e nevojshme për të zgjidhur çdo problematikë të evidentuar gjatë kësaj kohe.

“Dita e Pelikanit Kacurrel 2019”

Me rastin e kësaj dite u zhvillua një aktivitet i larmishëm ku përvec drejtuesve dhe administratës së zonave të mbrojtura morën pjesë edhe biznese, banorë të zonës të cilët në panairin e organizuar promovuan produktet e aktivitetit të tyre si dhe produkte artizanale të cilat promovuan vlerat natyrore,të traditës dhe të kulturës së zonës. Nuk mund të mungonin në këtë ditë të apasionuarit pas bukurive të kësaj zone sic janë edhe fotografët e “Wildlife-Albanian Photographers”

AlbaniaUSA