34 PhotosUpdated 13 minutes ago

E ku ka përgjegjësi dhe përkushtim më të madh se sa të përkthesh çdo qindarkë nga djersa e taksapaguesve në investime të dobishme për komunitetin. Në investime që jo vetëm do të rrisin cilësinë e jetesës por do të ndryshojnë imazhin dhe do të rikthejnë dinjitetin e këtij vendi. Nuk ka shum kohë që ka përfunduar sheshi në Çermë Sektor dhe të gjithë ata që kujtojnë pamjet e trishta të një sheshi që shërbente vetëm për të parkuar makinat duhet vetëm të shikonin se si ishte mbushur dje me fëmijë që festonin dhe spektatorë që shijonin magjinë e emocioneve që vetëm fëmijët dinë të dhurojnë. Bashkia Divjakë organizoi një aktivitet me rastin e 1 Qershorit në bashkëpunim me shoqatën “Gratë dhe Fëmijët në Fokus” me drejtoreshë Elda Sinani e cila ishte dhe organizatorja e këtij aktiviteti. Siç duket dhe nga pamjet njerëzit kishin lënë çdo punë për të shijuar atmosferën, për të adhuruar fëmijët e tyre dhe pse jo për ti dhënë sheshit funksionin dhe vlerën që duhet të ketë. Kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë, edhe tregu që mbledh blerës,tregtarë e kuriozë nga të gjitha zonat përreth nuk kishte bërë bashkë kurrë kaq shumë njerëz. Do të vazhdojmë të punojmë fort ti shërbejmë njerëzve, të jemi pranë tyre në çdo çast e në çdo problem.

AlbaniaUSA