Investim i rëndësishëm në infrastrukturë. Rruga Babunjë-Agim një vepër që përveç avantazheve që krijon në lehtësimin e trasportin dhe në lidhjen e dy bashkive i ka ndryshuar pamjen zonës dhe ka rritur pritshmëritë dhe besimin e banorëve ndaj pushtetit qëndror dhe vendor,ndaj filozofisë së tyre të punës sepse ky investim ka në përbërje shumë elementë të rëndësishëm. Cilësia e punimeve e padiskutueshme, trotuaret, hapësirat e lulishteve dhe ndricimi e kanë veshur këtë zonë me petkun e një qytetërimi modern. Parallel me investimin është zgjidhur dhe problemi i përroit të ndotur me mbeturina,ujra të zeza etj. Tashmë vendin e tij e ka zënë një trotuar dhe një lulishte e bukur.

AlbaniaUSA