Këtë radhë në kuadër të investimeve dhe punimeve të vazhdueshme të Bashkisë Divjakë janë përfshirë të gjitha rrugët e qytetit ku është ndërhyrë për të riparuar pjesët më të amortizuara të tyre. Këto punime kanë përfshirë të gjitha proceset e duhura deri ne përfundimin e tyre ,pra asfaltimin dhe janë mbikqyrur në mënyrë sistematike nga Kryetari i Bashkisë Z. Kokoneshi Drejtori i Urbanistikës Z.Llazar Vodo si dhe përgjegjësit përkatës të punimeve.