Nje tjetër investim i rëndësishëm në Bashkinë Divjakë. Ka filluar rikonstruksioni dhe zgjerimi i unazës së sipërme në fshatin Kryekuq, Njësia Administrative Remas, Bashkia Divjakë. Investimet e mëparshme të së njëjtës natyrë mesa duket jo vetëm kanë ndryshuar imazhin e zonës ku ato janë kryer por kanë krijuar një impakt pozitiv dhe kanë ndryshuar tashmë mentalitetin e banorëve të cilët kanë filluar të tregohen bashkëpunues duke ndihmuar në prishjen e gardheve dhe avullive të tyre për ti hapur rrugën jo vetëm këtij investimi të rëndësishëm por edhe progresit të vendit. Investimi i segmentit rrugor me gjatësi rreth 1.167 m  përfshin zgjerimin e rrugës me një gjërësi prej 10,15 m ku nuk do të mungojnë të gjithë elementët bashkëkohorë përbërës të natyrës së investimit si sinjalistika,ndricimi,trotuaret,puseta kanalizimesh etj. Ky investim me vlerë 37.963.200 lekë me tvsh parashikohet të përfundojë në tetor të këtij viti.

AlbaniaUSA