Transformim radikal i qëndrës shëndetësore Grabian. Një objekt totalisht i rrënuar pa asnjë kusht higjenosanitar nuk mund të vazhdonte të shërbente si një qëndër shëndetësore. Me mbështetjen e qeverisë u bë i mundur ky transformim që tregojnë pamjet. Një objekt i ri i ndërtuar me standarte bashkëkohore dhe me kushtet më optimale pritet të paiset me të gjithë instrumentat e duhur për tu vënë më pas në shërbim të këtij komuniteti. Kjo qëndër shëndetësore do ti shërbejë rreth 5 mije banorëve të kësaj zone të cilët përveç kushteve optimale natyrisht do të marin edhe një shërbim cilësor.

AlbaniaUSA