Urbanizimi i fshatrave do të përfshijë të gjithë Bashkinë Divjakë dhe përvec asfaltimit të rrugëve, ndricimit do të investohet edhe në krijimin e qëndrave të cdo fshati,krijimit të hapsirave për të kaluar kohën e lirë, gjithashtu edhe me instalimin e këndeve të lojrave për fëmijët. Konkretisht Bashkia Divjakë ka investuar 1.666.667 lekë (pa tvsh)për blerjen e këndeve të lojrave. Janë instaluar aktualisht në Divjakë pranë kopshtit, në Cermë Sektor  Njësia Administrative Tërbuf dhe pritet të istalohen edhe në Grabian. 

AlbaniaUSA