Kanë filluar takimet me komunitetin për të diskutuar rreth buxhetit të vitit 2019 dhe njëkohësisht për të bërë trasparencë dhe për ti njohur taksapaguesit me investimet që janë bërë deri tani. Takimet janë zhvilluar në Njësinë Administrative Tërbuf, Njësinë Administrative Grabian dhe Njësinë Administrative Gradishtë. Kryetari i Bashkisë Z. Fredi Kokoneshi së bashku me stafin e tij njohën qytetarët me mënyrën se si janë investuar paratë e tyre por jo vetëm, u diskutua gjatë edhe rreth investimeve dhe fondeve të rëndësishme që Qeveria Shqiptare me anë të programeve të ndryshme të zhvillimit ka bërë në bashkinë tonë. Qeveria Shqiptare me ndërmjetësimin dhe këmbënguljen e deputetit të zonës Z. Erjon Braçe kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në progresin e bashkisë tonë dhe treguesi më i qartë për këtë janë investimet e rëndësishme me standarte të larta të bëra në një afat kohor shumë të shkurtër. Ndër të tjera u dëgjuan shqetësime të ndyshme të banorëve por fakti që disa banorë sugjeruan dhe dhanë ide se si mund të zgjidhen disa cështje është një tregues i ndërgjegjësimit të tyre dhe i bashkëpunimit në kuadër të zhvillimit dhe të rrugës së përbashkët drejt progresit.

 

AlbaniaUSA