Ne nder të Festës së Clirimit dhe për të respektuar Dëshmorët e Atdheut të cilët sakrifikuan jetët e tyre që ne sot të jetojmë të lirë u bënë homazhe në monumentin kushtuar këtyre heronjve. U vendosën buqeta me lule dhe u bënë të gjitha homazhet e duhura. Morën pjesë deputeti i zonës Z. Erion Brace, kryetari i bashkisë Z.Fredi Kokoneshi,përfaqësues të Shoqatës së Veteranëve pasardhës të Dëshmorëve si dhe qytetarë të zonës. Pas homazheve të gjithë u mblodhën për të kujtuar,diskutuar rreth kësaj dite të shenjtë dhe asaj që ne gëzojmë sot falë sakrificës së këtyre heronjve. Më pas u vizitua një ekspozitë kushtuar kësaj dite.

AlbaniaUSA