Në ditën e Evropës 2019 Bashkia Divjakë organizoi një takim me të rinj dhe nxënës shkollash. Kendi i BE pranë kësaj bashkie me koordinatore znj.Besjana Alcani organizuan me të rinjtë e Bashkis Divjakë aktivitetin me temë “Bashkia e të Rinjve”. Ky aktivitet u organizua në ambjentet e këshillit bashkiak dhe të paktën për periudhën kohore që zgjati takimi, këshilli bashkiak mori dimensione krejt të ndryshme jo vetëm për moshën e këshilltarëve por edhe për mënyrën e shtrimit të problematikave,dhënies së sygjerimeve dhe vizionit të projektuar për të ardhmen e vendit. Kryetari i bashkisë Z.Fredi Kokoneshi së bashku me pjestarët e tjere të panelit,z.Rrapi Perriu sekretar I këshillit,z.Llazar Stasa drejtor i shkollës Remas, përfaqësues nga Bashkia Divjakë Ledio Muca,Elbareta Nishica dhe Marsida Ndreçka gjatë bashkëbisedimit me këshilltarët e rinj u treguan shumë entuziastë dhe vunë theksin në rëndësinë jetike të energjisë që kanë të rinjtë. Energjia e tyre,idetë e tyre inovatore dhe perceptimi pozitiv i të ardhmes janë çelësi i portës në familjen e madhe Evropjane. Pas takimit u shpërndanë çertifikata mirnjohjeje për shkollat pjesmarrëse.

AlbaniaUSA