“Dita e Pelikanit Kacurrel 2019”

Me rastin e kësaj dite u zhvillua një aktivitet i larmishëm ku përvec drejtuesve dhe administratës së zonave të mbrojtura morën pjesë edhe biznese, banorë të zonës të cilët në panairin e organizuar promovuan produktet e aktivitetit të tyre si dhe produkte artizanale të cilat promovuan vlerat natyrore,të traditës dhe të kulturës së zonës. Nuk mund të mungonin në këtë ditë të apasionuarit pas bukurive të kësaj zone sic janë edhe fotografët e “Wildlife-Albanian Photographers”

Dita e Evropës 2019 në Bashkin Divjakë.

Në ditën e Evropës 2019 Bashkia Divjakë organizoi një takim me të rinj dhe nxënës shkollash. Kendi i BE pranë kësaj bashkie me koordinatore znj.Besjana Alcani organizuan me të rinjtë e Bashkis Divjakë aktivitetin me temë “Bashkia e të Rinjve”. Ky aktivitet u organizua në ambjentet e këshillit bashkiak dhe të paktën për periudhën kohore që zgjati takimi, këshilli bashkiak mori dimensione krejt të ndryshme jo vetëm për moshën e këshilltarëve por edhe për mënyrën e shtrimit të problematikave,dhënies së sygjerimeve dhe vizionit të projektuar për të ardhmen e vendit. Kryetari i bashkisë Z.Fredi Kokoneshi së bashku me pjestarët e tjere të panelit,z.Rrapi Perriu sekretar I këshillit,z.Llazar Stasa drejtor i shkollës Remas, përfaqësues nga Bashkia Divjakë Ledio Muca,Elbareta Nishica dhe Marsida Ndreçka gjatë bashkëbisedimit me këshilltarët e rinj u treguan shumë entuziastë dhe vunë theksin në rëndësinë jetike të energjisë që kanë të rinjtë. Energjia e tyre,idetë e tyre inovatore dhe perceptimi pozitiv i të ardhmes janë çelësi i portës në familjen e madhe Evropjane. Pas takimit u shpërndanë çertifikata mirnjohjeje për shkollat pjesmarrëse.

Homazhe në Monumentin e Dëshmoreve.

Ne nder të Festës së Clirimit dhe për të respektuar Dëshmorët e Atdheut të cilët sakrifikuan jetët e tyre që ne sot të jetojmë të lirë u bënë homazhe në monumentin kushtuar këtyre heronjve. U vendosën buqeta me lule dhe u bënë të gjitha homazhet e duhura. Morën pjesë, kryetari i bashkisë Z.Fredi Kokoneshi,përfaqësues të Shoqatës së Veteranëve pasardhës të Dëshmorëve si dhe qytetarë të zonës. he,dita e

Rikonstruksion dhe zgjerim i rrugës “Unaza e sipërme” Kryekuq.

Nje tjetër investim i rëndësishëm në Bashkinë Divjakë. Ka filluar rikonstruksioni dhe zgjerimi i unazës së sipërme në fshatin Kryekuq, Njësia Administrative Remas, Bashkia Divjakë. Investimet e mëparshme të së njëjtës natyrë mesa duket jo vetëm kanë ndryshuar imazhin e zonës ku ato janë kryer por kanë krijuar një impakt pozitiv dhe kanë ndryshuar tashmë mentalitetin e banorëve të cilët kanë filluar të tregohen bashkëpunues duke ndihmuar në prishjen e gardheve dhe avullive të tyre për ti hapur rrugën jo vetëm këtij investimi të rëndësishëm por edhe progresit të vendit. Investimi i segmentit rrugor me gjatësi rreth 1.167 m  përfshin zgjerimin e rrugës me një gjërësi prej 10,15 m ku nuk do të mungojnë të gjithë elementët bashkëkohorë përbërës të natyrës së investimit si sinjalistika,ndricimi,trotuaret,puseta kanalizimesh etj. Ky investim me vlerë 37.963.200 lekë me tvsh parashikohet të përfundojë në tetor të këtij viti.

AlbaniaUSA