Perfundon asfalitmi ne segmentin Bishçukas – Rruga e Çermës

Përfunduam asfaltimin në segmentin Bishçukas – Rruga e Çermës dhe po vazhdojmë me pjesën e mbetur në segmentin Divjakë – Rrethrrotullimi i Çermës në autostradë deri në përfundimin e saj për të vazhduar akoma më tej me pjesën tjetër të projektit në Grabjan.

 

 

Vazhdon asfaltimi i pjesës së mbetur në aksin rrugor Divjakë – Rrethrrotullimi i Çermës.

Njoftohen qytetarët se ditën e nesërme datë 16/06/2021 do të vazhdojë asfaltimi i pjesës së mbetur në aksin rrugor Divjakë – Rrethrrotullimi i Çermës.

 

Do të pezullohet qarkullimi i mjeteve nga Çermë Proshk deri në rrethrrotullimin e autostradës kështuqë qytetarët janë të lutur të përdorin rrugët alternative ,kryesisht Rrethrrotullimi i Grabjanit – 3 Ura – Gërmenj – Divjakë. Kërkojmë ndjesë për shqetësimin e krijuar deri në përfundimin e punimeve.

 

AlbaniaUSA