Në mbështetje dhe zbatim të ligjit Nr. 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik”, në nenin 9 pika 1.3, të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore neni 18, në rregulloren e Këshillit Bashkiak për konsultimet publike, ju njoftojmë se do të zhvillohen dëgjesa publike në kuadër të:
HARTIMIT TË BUXHETIT PËR VITIN 2023;
HARTIMIT TË PAKETËS FISKALE PËR VITIN 2023;
PËR “PROJEKT-BUXHETIN AFATMESËM 2023-2025”.
Ftojme të gjithe grupet e interesit si qytetarë, biznese, fermerë, grupet e marxhinalizuara, të rinj/të reja, shoqëri civile, të bëhen pjesë e këtyre dëgjesave për një proces transparent dhe gjithëpërfshirës.
Takimet do të zhvillohen sipas grafikut të dëgjesave:
1- Njësia Administrative Tërbuf, ditën e Mërkurë, datë 26.10.2022, ora 12.00.
2- Njësia Administrative Gradishtë, ditën e Enjte, datë 27.10.2022, ora 12.00.
3-Njësia Administrative Divjakë, ditën e Martë, datë 01.11.2022, ora 12.00.
4-Njësia Administrative Remas, ditën e Mërkurr, datë 02.11.2022, ora 12.00.
5-Njësia Administrative Grabian, ditën e Enjte, datë 03.11.2022, ora 12.00.
Keto takime kanë si qëllim kryesor bashkëpunimin dhe mbledhjen e rekomandimeve, të cilat do të shërbejnë në hartimin e « Buxhetit për vitin 2023 » të « Paketës Fiskale të Vitit 2023 « si dhe Orientimin në hartimin e PBA 2023-2025.
Këto dëgjesa do të zhvillohen në bashkëpunim me Bashkinë dhe Antarë / përfaqesues të Këshillit Bashkiak Divjakë.
Jeni të lutur të merrni pjesë, pasi pjesëmarrja juaj është shumë e rëndësishme !
Faleminderit!